Saturni në Akrep hyn më 5 tetor 2012


Saturni në Akrep hyn më 5 tetor 2012. Më 23 dhjetor 2014 Saturni hyn ne Shigjetar. Pastaj, prape më 15 qershor 2015 Saturni ri-kthehet prapa te Akrepi, para se të vendoset përfundimisht ne Shigjetar më 18 shtator 2015.

Saturni e nderron shenjen perafërsisht çdo dy vjet e gjysmë. Energjia e Saturnit zakonisht manifestohet në nivel social dhe fizik, por është evidente edhe në nivelin emocional dhe psikologjik.

Nga fundi i vitit 2009 deri 5 tetor 2012, Saturni ishte në Peshore ku ka pasur te theksuar marrëdhëniet mashkull femer, parteritetet biznesore, ku ka marr vendime serioze per ti vazhduar ato apo per ti nderprere, varesisht prej rrethanave qe kane pasur me pare ata njerez.

Saturni ishte komode në Peshore. Kjo është për shkak se Peshorja është shenjë e ekzaltimit te Saturnit i cili do të thotë se energjitë e Saturnit janë të mire dhe pozitivisht te shprehur në Peshore.

Tani që Saturni lëviz në Akrep, tema e marrëdhënieve mashkull femer merr një kthesë të thellë, me të errët. Ndryshe nga Peshorja, Akrepi nuk i pëlqen kompromisi apo balansi qe kishte ne Peshore. Asaj i pëlqen të ketë në kontroll gjerat dhe mban me kokëfortësi hapsiren të vet.

Saturni ne Akrepi ka te bej me kontrollimin e tjetrit apo kontrollin e thelle nga tjetri, si po te ishte ne nje mision të rrezikshem. Dyshon se ka rreziqe të fshehura ne çdo kënd, se armiqtë e errët dhe të fshehtë janë duke përgjuar, duke pritur për mundësinë për të na  vjedh gjerat tona te dashura.

Në të vërtetë, Saturni simbolizon frikën dhe me Saturnin në Akrepi frika ka tendencë të ndihen më thellë. Kur ne ndjehemi të frikësuar, ajo fillon në nivel emocional dhe shpejt manifestohet në nivelin fizik deri te kercenimet e ndryshme verbale.

Si prind e intensifikon mbrojtjen ndaj femijeve, si dashnor ndaj partneres, si punedhenes ndaj punemarresit gje qe ne raste te ndryshme rritet edhe kontrolli ndaj tyre, qe ne raste te ndryshme kur aspekti I Saturnit aty perkeqesohet atehre rezultati negativ rritet edhe me shume, qe ne raste te ndryshme mund te qoj edhe deri te ndarjet apo perlamjet ndermjet njerzve.

PS. per te shiquar se ne cilen shtepi te zodiakut e keni ju Saturnin ne Akrep, shiqoni me poshte aplikacionin per ta shiquar harten tuaj natale.

Ju uroj qetesi shpirterore dhe te mira
Venusi

No comments:

Post a Comment