Sa herë kemi dëgjuar frazen 'karma', 'lidhje karmike', 'takim karmik', zakonisht fraze që frikëson shumë apo si një simbol i diçkaje negative. Karma, shprehje e marrë nga lindja, një udhëtim që shpirti duhet të kaloj qe në këtë jete te mesoj apo te bej gjerat qe nuk I ka bere me pare.
Termi jone për karmen eshte 'borxhi ndaj paraardhësve", edhe pse nuk është term i përshtatshem, sepse ajo që paraardhësit tanë kanë bërë, e mirë apo e keqe është e shkruar në gjene nëse ata kanë pasur lidhje me dikë qe beri mëkat, dhe nuk k ate bej me dashuri. Fati dhe karma nuk janë të njëjta si ngjarjet vendimtare që një person nuk mund ti shmanget dhe nuk ka nevojë të mbeshtetet vetëm në dashuri. Por kur është fjala për dashuri, ajo ka qene e destinuar të ndodh dhe prej saj te lindin fëmijët, pa marrë parasysh se si përfundon, me ndarje apo martese te lumtur.
Shumica e njerëzve përjetojnë disa dashuri, disa prej të cilave mund të jenë me fat dhe disa karmike. Dashuria karmike karakterizohet me dhimbje, të paktën në një fazë, dhe shpesh nga komunikimi I gabuar. Njera ane gjithmone dashuron me shume se tjetra. Rruga e karmes ne dashuri manifestohet me dëshiren për të dominuar, sepse dashurine hyjnore që bart çdo njeri duhet ta jap jo vetem per tjetrin por edhe për veten e tij.
Në dashurine karmike gjihtmone përsëritet fytyrezimi nga dashurite e mëparshme, apo prinderit tane, por modeli jone duhet te jete ndryshme prejt tyre dhe duhet te pastrohen nga perjetimet e meparshme qofte verbale apo fizike.
"Karmike" nënkupton rrugën e shpirtit drejt diçkaje më të mirë.
Dashuria e madhe karmike dhe me pasion te thelle shpesh ndodh kur ajo me së paku pritet, takime të papritura karakterizohen me tërheqje të fortë fizike, megjithëse jo rrallë njohja vjen deri ne pakënaqësi, nga frika, dhe përpjekjet për të shmangur personin.
Personi qe eshte dashuria jone karmike kur hyn ne jeten tone duket si e paverejtshme, se paku per nje kohe. Por ai person disi gjindet afer nesh edhe na duket se e takojme shpesh. Pastaj kur shpirtit uritet per dashuri, aura jone reflekton energjine qe e ben at person te terhiqet nga ne, dhe aty hyn puna jone karmike ne skene.
Ska nevoje qe te dy partnerët njëkohësisht te kene detyrën karmike. Karma e forte apo e dobet apo veshtiresia nga karma e dashurise matet me ate se cili dashuron me teper se tjetri dhe lidhja komplikohet edhe me teper. E mira e nje personi i cili vuan me teper në lidhje eshte deshmi qe eshte duke mesuar diqka te vlefshme rreth vetes.
Ne dashurine karmike gjithmone eshte njeri prej partnereve qe e meson nje mesim me vlere per jeten e tij drejt fatit me te mire. Problemet martesore, grindjet, injoranca, abuzimi apo dhuna fizike, divorci, janë tregues se njëri nga partnerët ka hyrë në martesë pa emocione të madha kurse tjetri me detyrë karmike për të 'mësuar nga jeta'.
Deshmi e dashurise karmike eshte edhe kohëzgjatja e kësaj dashurie, edhe kur ata nuk rrijne bashke, kur jetojne neper qytete tjera, kur nuk shihen me muaj te tere. Sa me shume kerkohet nga ajo dashuri, komplikimi I saj eshte me I madh dhe jetegjatesia eshte me e madhe. E tera kjo perderisa ata shpirtera nuk ndahen pa urrejtje, hidherim apo ndjenja te thyera.
Pas cdo dashurie, sidomos karmike, duhet te mbetet ndjenja e dashurise ne kujtese e jo vuajtja apo krenaria e lenduar.
No comments:
Post a Comment